Makina në Korçë përfshihet në flakë pas mesnatës, policia nis hetimet në dy pista (EMRI)

Aktualitet

Makina në Korçë përfshihet në flakë pas

Në orët e para të mëngjesit në qytetin e Korçës një makinë tip ‘Benz’ është përfshirë nga flakët.

Sipas burimeve paraprake automjeti në pronësi të Albert Ismailaj është djegur plotësisht, duke shkaktuar dëme materiale.

Menjëherë pas njoftimit forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur fikjen e flakëve, por automjeti ishte djegur plotësisht. Gjithashtu mësohet se flakët kishin prekur dhe një pjesë të vogël të një automjeti tjetër që ishte i parkuar pranë tij.

Uniformat blu po heton në dy pista, duke mos përjashtuar zjarrvënie e qëllimshme, po ashtu edhe shkaqet aksidentale. Ndërsa grupi hetimor pritet të përcaktojë saktësisht shkakun e zjarrit në orët në vijim.

ME TE LEXUARAT