E rrëmbyen dhe e vranë 23-vjeçarin, policia zbulon ku po fshihen dy vëllezërit Bushgjoka

Aktualitet

E rrëmbyen dhe e vranë 23-vjeçarin, policia zbulon ku po

Detajet e reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e 8 korrikut ku si pasojë ndërroi jetë Renis Dobrës.

Uniformat blu kanë mundur të konfirmojnë me pamje filmike, se katër personat Atjon Bushgjoka (i arrestuar) Aleksandër Bushgjoka, Kristi Bushgjoka si dhe i Petrit Çakrri kanë marrë pjesë në rrëmbimin e 23-vjecarit.

Bëhet me dije se Aleksadër Bushgjoka rezulton që ka dalë jashtë vendit duke përdorur kufirin e Kosovës një ditë pas ngjarjes. Ndërsa vëllai i tij Kristi Bushgjoka dyshohet se ndodhet në Kosovë edhe po fshihet atje. Ndërkohë Petrit Çakrri është arrestuar në hyrje të Tropojës.

Policia shqiptare është në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës për kapjen e tyre.

ME TE LEXUARAT