Moti i keq në vend/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë

Aktualitet

Moti i keq në vend/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve

Për shkak të kushteve atmosferike të paqëndrueshme është pezulluar lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe të anijeve të peshkimit.

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datës 17.04.2025 duke filluar nga ora 08:00 datë 17.04.2025 në drejtimin jug-jug-lindje në forcën deri bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra”, thuhet në njoftim.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë – Brindisi – Vlorë, do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Përmirësimi i motit pritet në orët e mbrëmjes së sotme.

 

ME TE LEXUARAT