Nis protesta e opozitës/ Berisha mbërrin në selinë blu, 1300 efektivë në gatishmëri para godinës së Kryeministrisë

Sikurse ishte paralajmëruar, sapo ka nisur protesta e opozitës. Kreu i PD ka mbërritur në selinë blu, nga ku do të nisë marshimin drejt Kryeministrisë.
Ashtu sikurse në protestën e një jave më parë, policia e kryeqytetit njoftoi se nuk e ka autorizuar protestën, ndërsa janë marrë masa për sigurimin e rendit.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton se 1300 forca janë në gatishmëri para godinës së Kryeministrisë.
Në fokus të policisë është ruajtja e institucioneve, ndërsa janë marrë masat antitubim me autoboot uji, zjarrfikëse dhe ambulanca nëse do të jetë e nevojshme.
Në urën e drejtorisë së policisë është ndaluar qarkullimi për automjetet.
Nëse skenari do të jetë i njëjtë si në protesta e shkuara, tubimi pritet të jetë me trazira me hedhje molotovësh dhe lëndësh piroteknike./TCH


