Njoftimi i ambasadës amerikane për sulme nga Irani, Lamallari: Kemi komunikuar drejtpërdrejt, s’ka rrezik real

Aktualitet

Njoftimi i ambasadës amerikane për sulme nga Irani, Lamallari: Kemi

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, deklaroi se lidhur me paralajmërimin e ambasadës amerikane, strukturat e specializuara të policisë kanë pasur komunikime të drejtpërdrejta me ambasadën, dhe aktualisht nuk ekziston një rrezik real për Shqipërinë. Ai shtoi se vendi ka marrë masa të shtuar sigurie në përgjigje të zhvillimeve ndërkombëtare.

“Jo më larg se mbrëmjen e djeshme, i kam urdhëruar strukturat e antiterrorit, sigurisë publike dhe policisë kriminale të jenë në komunikim të vazhdueshëm me ambasadën amerikane, e cila ka konfirmuar se nuk ka informacione konkrete për një rrezik real. Shqipëria ka marrë masa të shtuara sigurie, duke bashkëpunuar me të paktën dy ambasada në vend, sipas një plani veprimi që përcakton detyrat e çdo strukture përgjegjëse,” tha Lamallari.

 

ME TE LEXUARAT