Operacioni “Fast”, gjykata e Elbasanit cakton masat e sigurisë për të arrestuarit
Gjatë ndërhyrjes në ambientet e një lokali në pronësi të Taulant Zykollarit, u kapën në flagrancë 14 persona, të cilët sipas Policisë rezultojnë me precedentë penalë të theksuar në fushën e krimeve kundër personit dhe narkotikëve, duke përbërë rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Të arrestuarit dhe masat e vendosura nga gjykata janë:
Akil Kërtusha, 49 vjeç – arrest me burg
Ergys Tusha, 39 vjeç – arrest në shtëpi
Ervin Cani, 36 vjeç – detyrim paraqitje
Egi Caushi, 32 vjeç – arrest me burg
Maksim Suçi, 47 vjeç – arrest me burg
Ansen Mullai, 25 vjeç – arrest në shtëpi
Stefan Memelli, 46 vjeç – arrest me burg
Jurges Mullai, 30 vjeç – detyrim paraqitje
Blerim Heta – detyrim paraqitje
Taulant Zykollari, 52 vjeç – detyrim paraqitje
Arjan Dada, 49 vjeç – detyrim paraqitje
Juxhino Zykollari, 17 vjeç – pa masë sigurie (i mitur)
Endri Dada, 29 vjeç – detyrim paraqitje
Gjatë operacionit dhe kontrolleve janë sekuestruar:
3 armë zjarri (pistoleta) dhe municion luftarak
Dorezë elektroshoku (neuroparalizuese)
4 radio komunikimi të ngjashme me ato të Policisë
Jelek me mbishkrimin “Policia”
Pajisje që ngjajnë me armë zjarri dhe sinjalizues në formë pistolete
Thikë, shkop metalik
Shuma të konsiderueshme parash
4 automjete, 13 celularë dhe pajisje DVR sigurie
Akuza të ngritura ndaj grupit përfshijnë:
Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit
Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik
Moskallëzimi i krimit
Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës
Përkrahja e autorit të krimit
Mbajtja pa të drejtë e uniformës
Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta
Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë dhe pretendimeve të palëve, gjyqtarja Megi Strakosha shpalli masat e sigurisë për secilin nga të arrestuarit.
Policia dhe Prokuroria kanë bërë me dije se hetimet do të vijojnë, për të identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm dhe për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së grupit.