Pamjet/ Mbërrijnë në Parkun Olimpik rreth 3200 vota nga dDiaspora
Lajmifundit
/
18 Prill 2025, 20:39
Aktualitet
Kanë mbërritur në Parkun Olimpik të Tiranës rreth 3200 vota të Diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Zarfet janë marrë në dorëzim nga KQZ, kryetari Ilirjan Celibashi dhe dy përfaqësuesit e PS dhe PD. Zarfet me fletet e votimit do te selektohen nëse ka dëmtime dhe më tej do ndahen sipas qarqeve e përkatëse.
Përmes një pajisje elektronike do të identifikohet zarfi nga cili shtet vjen dhe cilit qark i takon fleta e votimit.
Ato do të hapen në 11 maj kur të nisë procesi i numërimit paralelisht me votën brenda Shqipërisë.