Parashikimi i motit për ditën e sotme, qytetet që do të "përvëlohen"

Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, qytetet që do të

Dita e dielë do të dominohet nga temperatura shumë të larta, që do të mbizotërojnë pothuajse në të gjithë territorin e vendit. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, veçanëisht në zonat qendrore dhe perëndimore.

Vala ekstreme e të nxehtit do të regjistrohet në qarkun e Beratit dhe Gjirokastrës, ku vlerat do të arrijnë mbi 40 gradë celcius. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale, ku zonat malore do të shënojnë deri në 14°C.

Megjithatë, pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira, ku më të theksuara do të jenë në skajin Lindor-Juglindor. Në juglindje priten reshje shiu me intensitet të ulët. 

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

 

ME TE LEXUARAT