Parashikimi i motit për këtë të hënë, temperaturat deri më 38°C

Aktualitet

Parashikimi i motit për këtë të hënë, temperaturat

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë deri pas mesdite, kur priten kalime vranësirash nëpër territor.

Më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore Lindore megjithatë nuk priten reshje në territor. Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 15°C vlera minimale deri në 38°C maksimalja në rang territori.

ME TE LEXUARAT