Përfshihet nga flakët banesa në Cërrik, shkrumbohen orenditë, ja çfarë dyshohet

Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa në Cërrik, shkrumbohen

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:45, në Fshatin Kajan, Cërrik. Fatmirësisht, si pasojë e zjarrit nuk ka të lënduar por vetëm dëmtime të orendive të shtëpisë. Gjithashtu, bëhet me dije se zjarri ka rënë nga pakujdesia. 

Cërrik/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:50, në banesën e shtetasit L.H., 42 vjeç, banues në fshatin Kajan, Belsh, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur orenditë e shtëpisë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë nga pakujdesia. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT