Përfundon procesi i numërimit të votave në Maliq! Kryeson PS, ja kush është kandidati më i preferuar në listë!
Lajmifundit
/
14 Maj 2025, 16:59
Aktualitet
Procesi i numërimit të votave në bashkinë e Maliqit në Korçë ka përfunduar. Nga numërimi i 74 kutive nga 74, rezulton se PS ka marrë shumicë votash kundrejt PD-së.
Kandidati i PS që renditet i pari në listë është Arjan Juapllari i cili ka marrë 3589 vota.
Ndërkohë që nga demokratët kandidati më i votuar Kristiano Koçibelli, i cili ka siguruar 1318 vota.