Përplasja me agjentët e BKH, Gjykata e Fierit lë në burg dy nipat e Agron Kapllanajt
Gjykata e Fierit la ne burg te afermit e Agrin Kapllanajt te akuzuar per incidentin e tri diteve me pare me agjentet e BKH.
Te akuzuarit, dy nipërit e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj si dhe një person tjetër i përfshirë në përplasjen e ndodhur me agjentët e BKH pak ditë më parë, janë paraqitur ne gjykate per masen e sigurise.
Ndaj tre të arrestuarve, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Gjatë dëshmisë se tyre ata kanë pohuar se nuk e dinin që personin ishin agjentë të BKH-së, sepse nëse do ta dinin, nuk do të reagonin në atë mënyrë.
Trupi gjykues përbehet nga avokat Niko Bega, gjyqtar Alfred Konomi dhe prokuror Petrit Vukaj, ndërsa mbi te tre këta shtetas rëndon akuza “ Goditja për shkak të detyrës”.