Rama inspekton godinën e ish-oficerëve të kthyer në banesë sociale dhe parkun e ri ‘Ahmet Zogu’: Do zhvillojmë turizmin!

Aktualitet

Rama inspekton godinën e ish-oficerëve të kthyer në

Kryeministri Edi Rama sot pas takimit për ‘Mbështetjen Sociale’ në kuadër të fushatës elektorale në Dibër, ka vijuar duke parë nga afër edhe disa inspektime.

Rama ka inspektuar parkun e ri në qendër të Burrelit, ‘Ahmet Zogu’ dhe ‘Geraldinë’, i cili është drejt mbylljes.

"Ne, zoti kryeministër, planifikuam edhe një parkim nëntokësor në këtë zonë, por i gjithë Burreli, në pjesën nëntokësore, është me tunele. Është i gjithi me tunele, duke qenë se është planifikuar qëndrimi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Kemi punuar me Fondin e Zhvillimit për një projekt vitalizues që do t’i shërbejë turizmit’, tha ish-kryebashkiaku i Burrelit, Agron Malaj.

Më tej, Rama ka vijuar, i shoqëruar nga Malaj dhe drejtuesi i Qarkut, Blendi Klosi, drejt ish-godinës së oficerëve, ku kanë parë nga afër ndryshimin e godinës. 

Ish-godina e oficerëve në Burrel, sipas Malajt gjatë shoqërimit të kryeministrit, është kthyer në një godinë multifunksionale dhe si strehim për banesat sociale.

ME TE LEXUARAT