"Roni i Shijakut’ dënohet për një telefon, ‘e gjeta tek dushet e burgut, në një facolete bashkë me pinin"

Aktualitet

"Roni i Shijakut’ dënohet për një telefon, ‘e

Hekuran Hoxha, i njohur ndryshe si ‘Roni i Shijakut’ dhe koka i bandës së Shijakut, së fundmi është dënuar me tetë muaj të tjera burg për një telefon!

Sipas një fashikulli të cilit i referohet Top Channel, mësohet se Hekuran Hoxha u deklarua fajtor për veprën penale ‘Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimit me burgim.

Në dokumentin e siguruar nga gazetarja Hoxha thuhet se i pandehuri, Hekuran Hoxha është shprehur i penduar për këtë vepër penale, duke kërkuar edhe ulje të dënimit. Ai është shprehur se telefonin e ka gjetur tek dushet dhe ka komunikuar me familjen e tij, pra e ka përdorur telefonin për nevoja personale dhe familjare.

Ngjarja është shënuar më datë 16.01.20 në orët e vona të mbrëmjes, teksa gjatë kontrollit të ushtruar nga grupi i sigurisë së IEVP-së ‘Mine Peza’ në ambientet e regjimit të brendshëm, në dhomën numër 2 ku janë të akomoduar të paraburgosurit Hekuran Hoxha dhe Klodian Çypi, u kap dhe bllokua një telefon i markës L8STAR.

Ishte punonjësi i policisë, A.M., që gjeti sendin e kundërligjshëm dhe deklaroi se:

“Ishte me sherbim tueni i dyte dhe po kryente sherbim te porta kryesore, rreth ores 22:50 ka vajtur ne Institucion Drejtori i Institucionit A.J. dhe Shefi e Policise K/Komisar F. P., si dhe dy koleget e tij M. M.dhe L. C. Shefi i policise K/Komisar F. P., i ka kerkuar te rreshtohen dhe urdheruar te linin sendet personale pasi do te futeshin ne regjimin e brendshem.

Pasi jane kontrolluar nga ndihmes specialisti i Informacionit kane hyre ne regjim ne drejtimin e shefit te policise K/Komisar F. P., Pasi jane ngjitur ne katin e trete shefi i ka thene se dote ushtrohej kontroll dhome ne dhomen Nr.2 te katit te trete per sende te ndaluara. Pasi jane afruar tek dera dhe nga sporteli kane urdheruar te paraburgosurit e dhomes Nr.2 qe te mos leviznin pasi do te ushtrohej kontroll, kane hyre ne dhome dhe kane kryer kontrollin fizik te te paraburgosurve, i kane pyetur ata a kishin ndonje send te kundraligjshern ne ambientet e dhomes dhe ata i jane pergjigjur se jo.

Kane vazhduar kontrollin dhe shefi i policise, i cili ishte prezent ka konstatuar se siper frigoriferit i vendosur ne karikim ne nje aparat digital ndodhej nje telefon celular i vogel. Shefi i te paraburgosurit pyeti se kush e kishte sendin e ndaluar (telefon). Ata nuk moren asnjeri pergjegjesine, kane vazhduar kontrollin e dhomes dhe nuk kane konstatuar send tjeter te kundraligjshem.

Pasi kane mbaruar kontrollin te paraburgosurit Hekuran Hoxha dhe Klodian Qypi i zbriten ne dhomat e vecimit, si dhe hartuan raportin e sherbimit. Me pas kane kontrolluar edhe ambientet e bibliotekes nga ku nuk eshte konstatuar ndonje send i kundraligjshem”.

Klodian Çypi, i cili ndan të njëjtën dhomë burgimi me Hekuran Hoxhaën u mor në pyetje gjithashtu. Ai deklaroi se nuk ka pasur dijeni fare për telefonin, ndërsa në momentin që kishte vajtur kontrolli ai ka qenë në lavamanin e banjës duke pastruar shtrydhësen e frutave.

Pasi u ‘kap mat’ nga punonjësit e policisë, Hekurani u shpreh se e kishte gjetur telefonin tek dushet e katit të dytë.

Hoxha, i pyetur ndërmjet të tjerash deklaroi se ka qenë i akomoduar ne dhomën 9, kati i dyte, kur ka shkuar per te bërë dush ne ambientin e dusheve ka gjetur te mbështjellë me facoletë sendin e kapur nga policia dhe se brenda në facoletë kishte te shkruajtur edhe pinin e numrit.

“Ka dy jave qe ka shkuar ne dhomen Nr.2, kati i trete dhe me telefonin kishte pak dite qe kishte folur, afro 10 dite dhe vetem me familjen. Shoku i dhomes nuk ka pasur dijeni per telefonin. Ai ka deklaruar se fliste me telefonin vetem me familjaret e tij”, thuhet në fashikull.

Një shkresë i është dërguar edhe kompanisë telefonike, nëpërmjet së cilës është kërkuar informacion mbi identifikimin e 12 numrave të telefonit të konstatuara nga këqyrja e telefonit, si dhe përdoruesit e këtyre numrave.

Prokuroria kërkoi deklarimin fajtor të ‘Ronit të Shijakut’, për veprën penale të cituar në fillim të këtij lajmi, duke marrë parasysh edhe pendesën dhe pranimin e akuzës nga ana e Hekuran Hoxhës. Sipas nenit 406/1 të Kodit Penal Hekuran Hoxhës iu zbrit 1/3 e dënimit, nga 1 vit në 8 muaj burgim.

Gjykata çmoi se: I pandehuri ka vepruar me dashje të drejtpërdrejtë, pasi ai ka parashikuar karakterin shoqërisht të rrezikshëm të veprimeve të tij dhe ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme e të vullnetshme, duke ndërmarrë veprime të drejtpërdrejta për sigurimin dhe mbajtjen në mënyrë të paligjshme të një aparati celular, i cili është i ndaluar për t’u mbajtur në ambjentet e Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, sipas nenit 21 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, të miratuara me vendimin Nr. 437, datë 20.05.2015 të Këshillit të Ministrave.

Hekuran Hoxha, i dënuar më parë në Turqi si i akuzuar për trafik heroine, është dënuar nga GJKKO me 10 (dhjetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim në kuadër të operacionit ‘Vol-Vo4’, per dyshimet e akuzës se implikohet ne ngritjen e një laboratori droge në Has, i shkatërruar nga autoritetet gjatë goditjes se grupit “Avdylaj”, e tashmë e pësoi edhe me 8 muaj të tjerë, për vet një telefon!/ Top Channel

ME TE LEXUARAT