Si mashtrohet me ilaçet në Shqipëri: Përdorin imazhet e mjekëve të njohur për të bindur të moshuarit

Aktualitet

Si mashtrohet me ilaçet në Shqipëri: Përdorin imazhet e

Nën ndikimin e rrjeteve sociale dhe montazheve abuzive që u bëhen imazheve të mjekëve të njohur për qëllimi përfitimi shumë pacientë po bien pre e mashtrimeve.

Kjo grua dhe jo vetëm u drejtua tek Prof Dr Myftar Barbullushi për të marrë ilaçin magjibërës që largon diabetin siç dhe thuhej në video montazh kur në fakt Prof Barbullushi është mjek nefrolog dhe merret me veshkat.

“Një grua duke ndenjur e pashë në Facebook dhe thoshte që largon diabetin. Por erdha dhe kuptova që është mashtrim”.

Mashtrime te tilla kanë bërë që shumë pacientë që trajtohen prej vitesh nga diabeti të besojnë e të blejnë ilaçe bimore duke hequr dorë nga barnat mjekësorë duke riskuar shëndetin e tyre. Për këtë Porf Barbulushi ka bërë edhe një përgënjeshtrim në llogarinë tij në Facebook ku sqaron se jam mjek nefrolog dhe jo diabetolo, nuk kam, lidhje me atë ilaç.

“Në fillim nuk i dhashë rendësi, por nuk reshtin pacientët e vijnë nga rrethet dhe deri 20 telefonata në ditë që kërkojnë këtë ilaç”, shprehet Porf Dr myftar Barbullushi.

Mjekë të njohur çdo ditë përballen me mashtrime të tilla që jo vetëm u dëmtojnë imazhin si mjekë, por riskojnë dhe popullatën. Ndaj kërkohet ndërhyrje nga Autoriteti i sigurisë kibernetike për mbrojtjen e qytetarëve nga ky fenomen me pasoja të rënda në shëndet./ Top Channel

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT