Stuhia/ Dy turistët nga Ukraina bllokohen në kodrat e Zvërnecit, u vjen në ndihmë shërbimi zjarrfikës
Lajmifundit
/
30 Gusht 2025, 14:37
Aktualitet
Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me erë të fortë, kanë bërë që dy turistë nga Ukraina të mbeten të bllokuar në kodrat e Zvërnecit.
Rreth orës 13:00 të ditës së sotme, për shkak të motit të keq, një pemë ka rënë duke bllokuar rrugën rurale të zonës, ndërsa reshjet kanë dëmtuar edhe segmentin për këmbësor.
Shërbimi zjarrfikës u erdhi në ndihmë turistëve dhe makinave të tjera që ishin aty.