Stuhia e fuqishme shkakton probleme në Vlorë, prani uji në disa rrugë
Lajmifundit
/
30 Gusht 2025, 14:17
Aktualitet
Stuhia e shoqëruar me reshje të dendura ka shkaktuar probleme në qytetin e Vlorës. Përmbytjet kanë prekur disa zona kryesore.
Situata e rënduar nga moti i keq ka sjellë dhe trafik të shtuar në rrugët e qytetit bregdetar, i cili në këtë është dhe i mbipopulluar nga turistët.
Problematike paraqitet situata në Bulevardin Ismail Qemali dhe në rrugën “Albano dhe Romina”
Autoritetet lokale po ndjekin nga afër zhvillimin e situatës për të marrë masat e nevojshme.