Vritet politikani i lartë ukrainas, për vite me radhë kryetar i Parlamentit! Zelensky: Ngushëllimet e mia familjes

Bota

Vritet politikani i lartë ukrainas, për vite me radhë kryetar i

Andriy Parubiy, një politikan i lartë ukrainas i cili shërbeu si kryetar i parlamentit, është qëlluar për vdekje ditën e sotme.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili përmes një postimi në platformën e tij “X”, tha se Parubiy u vra ditën e sotme në qytetin perëndimor të Lvivit.

“Ministri i Punëve të Brendshme i Ukrainës Ihor Klymenko dhe prokurori i përgjithshëm Ruslan Kravchenko sapo kanë raportuar rrethanat e para të njohura të vrasjes së tmerrshme në Lviv. Andriy Parubiy u vra”, tha Zelenskyy në X.

"Ngushëllimet e mia familjes dhe të dashurve të tij. Të gjitha forcat dhe mjetet e nevojshme janë angazhuar në hetimin dhe kërkimin për vrasësin", shtoi presidenti ukrainas.

Më herët policia raportoi për të shtëna me armë në Lviv, qyteti më i afërt ukrainas me kufirin polat, por duke mos dhënë detaje të mëtejshme.

Parubiy luajti një rol të madh në revolucionin pro-perëndimor të Euromaidanit në vitet 2013-2014 dhe ishte kryetar i parlamentit ukrainas, i njohur edhe si Verkhovna Rada, nga viti 2016 deri në vitin 2019.

ME TE LEXUARAT