“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen katër policë në Kapshticë
Lajmifundit
/
8 Qershor 2025, 12:10
Aktualitet
Gjatë një operacioni të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore nē Kapshticë u sekuestruan në një mjet qē udhëtonte drejt Greqisë, 6 kg lëndë narkotike e llojit heroinë.
Policia arrestoi transportuesin e drogës dhe katër punonjës të policisē kufitare të Kapshticēs, me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Në mesin e të arrestuarve është edhe një përgjegjës turni. Pritet që Policia të dalë me njoftim zyrtar për rastin.