Vula dhe logoja e PD, Alibeaj tërhiqet nga rekursi në Gjykatën e Lartë: Kanë ndryshuar pozitat
Lajmifundit
/
4 Mars 2025, 15:56
Aktualitet
Enkelejd Alibeaj tërhiqet nga rekursi i bërë në Gjykatën e Lartë, rekursi lidhet me vendimin e parë për vulën dhe logon e PD dhënë nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Agron Zhukri.
Për A2 CNN, Alibeaj pohoi se “tashmë kanë ndryshuar pozitat, ndaj ka marrë dhe këtë vendim”.
Sipas tij, rekursi është bërë në kohën kur ai ka qenë nënkryetar i PD (PD zyrtare), por tashmë ka krijuar një forcë të re politike, Djathtas 1912, në këto kushte sipas tij kur edhe është regjistruar në zgjedhje me një subjekt të ri, nuk ka më vlerë ligjore rekursi i bërë në GJL.