Zhvilloi takim 'special' me Laert Haxhiun brenda burgut të Drenovës, Ziza Pajaziti thyen heshtjen me "Who Killed Griselda?"
Modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, është në qendër të diskutimeve pas lajmeve se ka vizituar në burg Laert Haxhiun, i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë krimesh të rënda, përfshirë vrasje me motive mafioze dhe drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal.
Vizita, e zhvilluar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë, mësohet të ketë zgjatur rreth një orë. Mediat e kanë përshkruar si një takim “i veçantë”, duke shkaktuar një valë reagimesh dhe interpretimesh në rrjete sociale.
Pajaziti nuk ka reaguar drejtpërdrejt për ngjarjen, por duket se ka zgjedhur një mënyrë të tërthortë për të dhënë një mesazh.
Në një postim në Instagram Story, ajo publikoi një kolazh me tri foto nga seriali “Who Killed Griselda?”, një prodhim i Netflix-it që trajton jetën e një gruaje të përfshirë në botën e krimit.
Ky veprim është interpretuar nga ndjekësit si një sinjal simbolik, ndërsa vetë modelja nuk ka komentuar më tej për raportet që e lidhin me Haxhiun.