Zjarr përfshin një banesë në Shëngjin, familja humb gjithçka

Aktualitet

Zjarr përfshin një banesë në Shëngjin, familja humb

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e së shtunës në qytetin bregdetar të Shëngjinit, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Zjarri ka shkrumbuar plotësisht orenditë shtëpiake të banesës në pronësi të familjes së Qemal Gurit.

Fatmirësisht, në momentin e rënies së zjarrit, askush nga familjarët nuk ndodhej brenda në banesë, duke shmangur kështu pasoja në njerëz.

Një e afërme e familjes, e cila ka qenë ndër të parat që ka mbërritur në vendngjarje, ka rrëfyer momentet e para të alarmit dhe ka treguar se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Shërbimet zjarrfikëse ndërhynë për të izoluar flakët dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit në banesa të tjera përreth. Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit.

ME TE LEXUARAT