Zjarri përfshin kullotat në Gjirokastër, prej disa orësh zjarrëfikësit në luftë me flakët
Lajmifundit
/
26 Shtator 2021, 22:03
Aktualitet
Një sipërfaqe toke është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në fshatin Prongji të Gjirokatrës. Zjarri ka nisur në kullota rreth orës 18:00.
Sipas Neës24, flakët janë përhapur në afërsi të fshatit Kolonjë duke përfshirë një vijë të gjatë kilometrike.
Forcat zjarrëfikëse kanë zbritur në terren dhe në ndihmë të tyre janë dhe forcat e Drejtorisë së Pyjores.
Terreni mundëson ndërhyrjen vetëm me pompa shpine dhe mjete të tjera dore, ndërsa automjetet zjarrfikëse e kanë të vështirë të shkojnë në vatrat, për shkak të terrenit të thyer.