Aksident tragjik në Britaninë e Madhe, përplaset autobusi me 70 nxënës
Lajmifundit
/
18 Korrik 2025, 08:33
Bota
Një aksident tragjik ka ndodhur në Britaninë e Madhe ku dhjetëra fëmijë janë plagosur ndërsa një ka ndërruar jetë.
Mësohet se në autobus ndodheshin rreth 70 nxënës të cilët kishin shkuar në ekskursion. Shkaqet e aksidentit janë të paqarta.
Zjarrfikësja dhe ekipet e urgjencës mbërritën menjëherë në Minehead Somerset për të transportuar në spital fëmijët e plagosur.
Autoritetet britanike kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik që ndodhi në Britaninë e Madhe.