Dhurata e Trump për Britaninë pas vizitës së Charles dhe Camilla: Heq tarifat për uiskin dhe burbonin

Bota

Dhurata e Trump për Britaninë pas vizitës së Charles dhe

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar heqjen e tarifave dhe kufizimeve për uiskin dhe burbonin, një vendim që e lidhi drejtpërdrejt me vizitën e fundit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla në Shtetet e Bashkuara.

Menjëherë pas takimit të lamtumirës me çiftin mbretëror britanik në Shtëpinë e Bardhë, Trump reagoi përmes një postimi në platformën Truth Social, ku tha se vendimi merret “në nder të Mbretit dhe Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar”.

Sipas presidentit amerikan, masat do të prekin industrinë e uiskit dhe burbonit, duke përmendur veçanërisht lidhjet tregtare mes Skocisë dhe shtetit amerikan të Kentucky-t, dy zona të njohura për prodhimin e këtyre pijeve.

Trump deklaroi se një vendim i tillë ishte kërkuar prej kohësh dhe shtoi me humor se “Mbreti dhe Mbretëresha më vunë të bëja diçka që askush tjetër nuk mundi ta bënte, pa më pyetur fare”.

Në fund të reagimit të tij, ai e cilësoi si nder vizitën e çiftit mbretëror në SHBA, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.

ME TE LEXUARAT