Kërcet grushti mes shqiptarëve në Itali! Zbulohet një arsenal armësh, arrestohet 36-vjeçari

Bota

Kërcet grushti mes shqiptarëve në Itali! Zbulohet një

Një konflikt i dhunshëm mes dy shqiptarëve në Appiano Gentile ka zbuluar një arsenal të vërtetë armësh dhe ka çuar në arrestimin e 36-vjeçarit Oltion Brahimaj, banor i Lomazzos, me vendbanim në Rovellasca.

Ngjarja ndodhi në Via Cavour, ku Brahimaj u përfshi në një sherr me një 28-vjeçar shqiptar, gjithashtu nga Rovellasca, me të cilin kishte konflikte të mëparshme. Sipas mediave italiane, gjatë përplasjes fizike, viktima e filmoi autorin me celular në momentin kur ky i fundit e goditi me qytën e një pistolete dhe e kërcënoi me jetë.

Menjëherë pas incidentit, forcat e karabinierëve ndërhynë dhe e ndaluan Brahimajn, i cili fillimisht mohoi përdorimin e armës, duke pretenduar se bëhej fjalë për një copë metali.

Por, pas përballjes me pamjet filmike, ai pranoi ngjarjen dhe i çoi hetuesit në një garazh në Bregnano, ku punonte dhe mbante armën.

Gjatë kontrollit, efektivët zbuluan më shumë se pritej. Një pistoletë Pietro Beretta 9 mm me numër serial të fshirë,

ME TE LEXUARAT