Pas protestave masive në Serbi, ngrihet aktakuzë për shembjen e strehës në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad

Bota

Pas protestave masive në Serbi, ngrihet aktakuzë për shembjen e

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ngriti aktakuzë për lëshimet që çuan në shembjen e një strehe në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad. Në këtë incident, që ndodhi më 1 nëntor të vitit të kaluar, humbën jetën 15 perosna.

Aktakuza u ngrit kundër menaxheres së zhvillimit të investimeve në kompaninë “Infrastruktura Hekurudhore e Serbisë”, Sllobodanka K., kryetarit të Komisionit për Inspektimin Teknik të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, Millutin S., dhe anëtares së këtij komisioni, Bilana K.

“Aktakuza u ngrit në lidhje me kryerjen e veprave penale me elemente korruptive, të cilat kanë rezultuar me shembjen e strehës”, tha kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike, Nenad Stefanoviç. Ai tha se ka dyshime të arsyeshme se lëshimet e tyre, lidhen me shkakun e tragjedisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prej se ka ndodhur ky incident, studentët në Serbi kanë organizuar protesta dhe bllokada masive në disa qytete të vendit, duke kërkuar përgjegjësi penale dhe politike për rastin. Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka dhënë dorëheqje, ashtu si edhe kryetari i Novi Sadit, Millan Gjuriç. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se kërkesat e studentëve janë plotësuar, por protestat e tyre vazhdojnë./REL

ME TE LEXUARAT