Rama mes liderëve të BE dhe G7-ës: Mbështesim Ukrainën! Nuk është autorja e kësaj lufte të përgjakshme në dyert e Europës
Në Romë është duke u zhvilluar Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës nga ku Komisioni Evropian është angazhuar se do të japë 2.3 miliardë euro nga të cilat 1.8 miliard euro si kredi dhe 580 milionë euro si grante prej institucioneve ndërkombëtare, për ta mbështetur që të rindërtohet pas dëmeve kolosale që i është shkaktuar nga agresioni rus.
Merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama bashkë me disa liderë botërorë, përfaqësues të lartë të BE-së, G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat, për të koordinuar ndihmën konkrete dhe investimet strategjike në sektorët kyç të Ukrainës.
“Shqipëria është një vend i vogël me burime modeste pa asnjë fuqi për të ndryshuar shumë në fushëbetejë por kemi qenë dhe do të jemi së bashku me Italinë dhe miqtë tanë europianë, kudo dhe kurdo Ukraina na do ketë nevojë për ne që të jemi.
Ndërkohë që mbështesim Ukrainën të luftojë dhe të rindërtojë duhet të sigurohemi që mos ta lëmë paqen të jetë mendim i dytë. Ne nuk jemi komunitet luftëbërës dhe Ukraina nuk është autorja e kësaj lufte të përgjakshme në dyert e Europës”, tha Rama.