Trazirat në Lindjen e Mesme, pamje nga momenti kur një dron iranian godet një kullë në Bahrein(VIDEO)

Bota

Trazirat në Lindjen e Mesme, pamje nga momenti kur një dron iranian

Teherani ka ndërmarrë një sërë goditjesh me raketa, pas sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së që shënjestruan ditën e sotme Iranin.

Sulmet e Iranit shënjestruan bazat amerikane në rajon, ku raketat dhe dronët e lëshuar nga Teherani goditën disa shtete, si Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Kuvajtin dhe Bahreinin.

Ministria e Brendshme e vendit bëri të ditur se disa ndërtesa banimi në kryeqytetin e Bahreinit ishin në shënjestër të sulmeve iraniane.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, të verifikuara nga Al Jazeera, tregojnë një dron iranian që godet një kullë në Manama.

Një shpërthim i fortë dëgjohet në momentin e goditjes, i ndjekur nga një zjarr i madh dhe re të dendura tymi.

ME TE LEXUARAT