Zelensky del "duarbosh" nga takimi, Trump refuzon t'i japë raketat Tomahawk
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dështoi të siguronte raketat Tomahawk për sulmet ndaj Rusisë, pas takimit të së premtes me shefin e Shtëpisë së Bardhë Donald Trump. Presidenti amerikan pas takimit u bëri thirrje të dyja palëve të ndërpresin luftimet,
Zelensky kishte udhëtuar për në Uashington me shpresën për të marrë raketat lundruese me rreze të gjatë veprimi, të cilat ai beson se mund t’i japin një goditje vendimtare ekonomisë së luftës së Kremlinit duke mundësuar sulme të targetuara ndaj objekteve të naftës dhe energjisë thellë brenda Rusisë.
Megjithatë, gjatë fjalës hapëse në një drekë pune në Shtëpinë e Bardhë, Trump shprehu shpresën për ta zgjidhur luftën "pa menduar për Tomahawk-ët", duke shtuar se arma është një armë që Amerikës "i duhet".
Dhe Zelensky dukej se doli duarbosh, duke e përshkruar takimin si “produktiv”, por duke refuzuar të komentojë më tej mbi raketat Tomahawk sepse SHBA-të “nuk duan përshkallëzim”.
Orë më vonë, Trump bëri një thirrje publike për Kievin dhe Moskën që të “ndalojnë luftën menjëherë”.