Aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Vuçiçit mesazh fqinjëve: Ne nuk nënshtrohemi, do reagojmë

Kosovë&Rajon

Aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Vuçiçit mesazh

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po duket i shqetësuar nga ato që ai i quan “aleanca ushtarake” kundër shtetit të tij. Në një intervistë për mediat lokale sot më 6 shtator, Vuçiç tha se është e qartë se disa vende po përgatiten për diçka në të ardhmen.

“Duket se çdokush po përgatitet për diçka në të ardhmen. Mund të shihet në të gjitha vendet europiane madje edhe në Kinë. Në rajon, ky lloj formimi i akseve shumëpalëshe kundër Serbisë është shumë i rëndësishëm sepse Serbia shihet si një faktor që nuk është i nënshtruar mjaftueshëm dhe nuk do t’i shërbejë interesave të askujt tjetër përveç vetes”, tha Vuçiç sipas të cilit është detyra e Serbisë që të reagojë.

Kujtojmë se Shqipëria, Kroacia dhe Kosova kanë lidhur një aleancë ushtarake së bashku për të pasur një bashkëpunim më të ngushtë dhe për të mbrojtur paqen e vendeve. Marrëveshja u nënshkrua më 18 mars. Së fundmi, Sllovenia nënshkroi një marrëveshje të ngjashme me Kroacinë. Por për Vuçiç, është e qartë se aleancat po lidhen kundër Serbisë për shkak të situatës në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.

“Mendojnë se kanë të drejtë të ndërhyjnë në punët tona, në Kosovë. Kur bën një aleancë me kroatët është e qartë se kundër kujt po e bën, dukshëm jo ndaj austriakëve. Duhet të reagojmë me durim dhe qetësi për të përforcuar pozitat tona në botë”, tha Vuçiç.

ME TE LEXUARAT