Presidentja Vjosa Osmani tregon PRAPASKENAT, si Trump parandaloi 2 vite më parë luftën Kosovë-Serbi!

Kosovë&Rajon

Presidentja Vjosa Osmani tregon PRAPASKENAT, si Trump parandaloi 2 vite më

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka informacione të besueshme se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së fundmi mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.

Ajo i bëri komentet gjatë një ligjërate në Uashington, ku, po ashtu, rikujtoi sulmin e shtatorit 2023 në Banjskë, duke e cilësuar atë si një "akt agresioni" nga Beogradi të përgatitur tërësisht brenda Serbisë.

“Ajo që kemi kuptuar bazuar në njoftimet e sigurisë që marr çdo ditë është se Presidenti Trump ka parandaluar një shpërthim të mundshëm të konfliktit, nëse mund ta quaj kështu, kohët e fundit. Pra, nuk po flasim për vitin 2023. Nuk po flasim për vitin 2020.Po flasim për zhvillime që janë të kohëve të fundit.

Pra, KFOR-i është atje. Sigurisht, KFOR-i është atje kryesisht për të parandaluar, dhe ata kanë bërë një punë të shkëlqyer në parandalimin dhe ruajtjen e sigurisë”, tha presidentja Osmani.

Në fjalën e saj, presidentja Osmani paralajmëroi se rreziqet nga Serbia janë të vazhdueshme dhe tha se ato nuk duhen nënvlerësuar. Ajo foli mbi rëndësinë e anëtarësimit të shpejtë në NATO, duke thënë se presidenti amerikan Donald Trump dhe Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte mund të bëjnë të mundur.

ME TE LEXUARAT