"Partizani", shtyhet gjyqi për Sali Berishën, avokatët kërkojnë Edi Ramën dëshmitar
Lajmifundit
/
18 Prill 2025, 14:02
Politikë
Ne GJKKO eshte shtyre gjyqi për Sali Berishën, ndersa seanca e radhes do të mbahet më 23 prill.
Avokati i tij sipas Top Channel, kërkoi: Pavlefshmërinë e akteve dhe pushim çështjeje, aktet e ekspertimit janë bërë në shkelje të ligjit sepse janë bërë nga hetuesit e BKH dhe jo nga ekspertë të licencuar.
Në të njëjtën kohë avokatët prapësuan provat për ndryshim destinacioni të Klubit Sportiv Partizani, sepse janë bërë sipas tyre nga kryeministri Edi Rama.
Avokatët e Berishës thanë se gjatë procesit me dyer të mbyllura: Pse nuk është marrë në pyetje ky shtetas?