Rama thumbon sërish Lulzim Bashën: Kap naj pasagjer demokrat, se po t’i ha bufi të gjithë!

Politikë

Rama thumbon sërish Lulzim Bashën: Kap naj pasagjer demokrat, se po

Pas deklaratave të Lulzim Bashës i cili i drejtohej ‘ku i ke shokët’, kryeministri Edi Rama ka vendosur t'i vazhdojë replikat në rrjet.

Rama k është përgjigjur këtë mbrëmje me një tjetër “diss”, sërish nga repertori i Unikkatilit ku në vargjet e këngës thuhet: Sa herë e ke provuar, ke dështuar me mua.

"Mirë pra mirë dakord, kërkova këtë Unikkatilin që ke qejf ti, shih çfarë më doli… (dëgjohet në sfond kënga e tij)… e nigjove? Ça thotë ai mo vlla? ‘Pse nuk e kupton që ti s’mun m’u shty me mu, ti ndaç mohoje dost sa herë ke provu me mu, ke dështu’. I madh je! Ku i kam shokët unë ë?

Ore ta thash mos ma qaj hallin mu. PS është oqean, një bie, mijëra ngrihen. S’është kënetë si ajo që ishe ti dhe të përzunë, ndër të bënë, por nuk është as lugë uji si kjo që je zhyt! Ta thash pra, për njerëzit me fat thuhet i lindur me këmishë, po ti ke lindur me këmishë note, me super super fat.

Hajde artist se ti je t’u flejt tashi, kur të shohësh nesër këtë, nigjo, mos ma harro nalo içik, kap naj pasagjer demokrat se gjynof, po t’i ha bufi të gjithë”, shprehet Rama në Facebook.

ME TE LEXUARAT