Seanca plenare nis me një minutë heshtje për dy të miturit në Durrës, deputetët shpërthejnë në lot

Politikë

Seanca plenare nis me një minutë heshtje për dy të miturit

Seanca plenare e kësaj të hëne ka nisur me një minutë heshtje në nderim të dy fëmijëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Durrës.

Zv.kryeparlamentarja Klodjana Spaho u shpreh gjatë hapjes së seancës: “Engjëjt u prehshin në paqe”, duke iu referuar viktimave të mitura të ngjarjes së rëndë.

Gjatë momentit të heshtjes, disa deputetë nuk i kanë mbajtur dot emocionet, duke shpërthyer në lot për tragjedinë që ka tronditur opinionin publik.

ME TE LEXUARAT