Shitësja i dhuroi bufin në Krujë, ja si reagoi Berisha: Simbol i mencurisë!
Gjatë vizitës në Krujë, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë disa dhurata simbolike nga artizanët vendas, përfshirë një xhubletë, një qeleshe dhe një laps me një buf të ngjitur mbi të.
“Simbol i mençurisë”, u shpreh Berisha duke marrë dhuratën, teksa falënderoi artizanët për mikpritjen dhe kujdesin.
Një qytetare i dorëzoi personalisht lapsin me bufin, duke i thënë se ishte një dhuratë nga një shitëse që nuk kishte mundur të ishte e pranishme.
“E çmendi Edi Ramën, e çmendi!”, tha Berisha me të qeshur, duke iu referuar epiteteve të përdorura më herët nga Kryeministri, i cili e ka cilësuar atë “buf kënete”.
“Unë nuk ofendohem. Bufi është simbol i diturisë dhe mençurisë,” shtoi Berisha.