"Thaci mbahet peng", Rama i përgjigjet Vetëvendosjes: S`marr pjesë në protestën e veteranëve të UCK për të mos e politizuar

Politikë

"Thaci mbahet peng", Rama i përgjigjet Vetëvendosjes: S`marr

Edi Rama iu pergjigj me nje reagim ne platformen sociale X, deklaratave te levizjes Vetevendosje, lidhur me protesten e veteraneve te UCK-se ne Tirane.

Rama thote se nuk do marre pjese per te mos e polizituar ate, por shton se Vetevendosja ngaterron mardheniet institucionale me Shqiperine dhe shton, se gjykata speciale eshte ngritur per trafikun e organeve dhe jo per te marre peng Hashim Thacin dhe e tjeret.

Reagimi i Rames: 

Lëvizja Vetëvendosje më paska kushtuar një çarçaf të gjatë, ku shkruan se përpara 10 vjetësh unë paskam qenë pro kurse ajo paska qenë kundër Gjykatës Speciale… Ndërkohë unë e kam denoncuar farsën ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve kurdo e kudo ka qenë rasti a nevoja, ndërsa Lëvizja dihet se sa ka lëvizur në atë drejtim.

Por unë s’jam në asnjë lloj gare me Lëvizjen dhe më vjen keq që Lëvizja i ngatërron marrëdhëniet institucionale të Kosovës me Shqipërinë në çorbën e balotazheve komunale, ndërsa për qëndrimet e para 10 vjetëve - kur ajo nuk njihte as himnin e Kosovës e jo më pafajësinë e Hashim Thaçit, të cilin do ta donte përjetësisht në Hagë - i kujtoj Lëvizjes se Gjykata Speciale u ngrit për trafikun e organeve, jo për të marrë peng Presidentin e Republikës së Kosovës.

Dhe e fundit, unë as nuk jam organizator e as nuk jam folës i protestës gjithëkombëtare “Drejtësi për Çlirimtarët”, të cilën e mbështes megjithë zemër e do t’i bashkohesha si pjesëmarrës i thjeshtë, nëse nuk do të isha i vetëdijshëm se çdo politizim me dashje ose jo i asaj nisme, do të dëmtonte qëllimin dhe popullaritetin e saj.

ME TE LEXUARAT