E martuar me shqiptar, gazetarja britanike provokon në rrjetet sociale: Termi "kryefamiljar" duhet të...
Gazetarja britanike Alice Taylor, që jeton dhe punon në Shqipëri ka shprehur indinjatën e saj në llogarinë e Facebook lidhur me termin ‘kryefamiljar’ dhe se sipas saj nuk është e drejtë që në çertifikata familjare vetëm burrat të adresohen të tillë.
Gazetarja është e martuar me shtetas shqiptar dhe nuk është hera parë që shkruan për fenomene që ka hasur në Shqipëri.
Në blogun e saj “Balkanista” një blog dedikuar Shqipërisë dhe shqiptarëve, ajo ka bërë shkrime mbi vendet përrallore të vendlindjes së dashurisë së saj, Ergys Hoxhës. Në një tjetër shkrim Taylor përshkruan me detaje të gjitha veset e meshkujve shqiptarë, që sipas saj ‘janë të fiksuar pas vizave’.
Taylor shkruan:
Gratë shqiptare në Facebook, apo gra të huaja që kanë fëmijë ose janë të martuara me shqipëtar:
A mendoni se është e drejtë që:
1. Nëse nuk je e martuar dhe ke një fëmijë, emri yt nuk shfaqet në çertifikatën e familjes?
2. Burrat adresohen automatikisht si Kryefamiljar?
3. A ekziston një ‘kryefamiljar’?
Kam hapur një debat në Twitter ku shpreh mendimin tim por jam e interesuar të di çfarë mendoni ju. Vetëm gratë shqiptare ose ato të huaja që kanë fëmijë ose janë të martuara me shqipëtar janë të lutura të përgjigjen