Pas spekulimeve për krizë në marrdhënie, Getoar Selimi ka dy fjalë për të thënë mbi raportin me Marinën
Reperi i njohur Getoar Selimi ka folur së fundmi për marrëdhënien e tij me bashkëshorten Marina Vjollca, duke ndarë disa detaje të rralla nga jeta e tyre në çift.
I ftuar në një intervistë, Getoari tregoi se mes tyre ekziston një harmoni e fortë, pavarësisht ndonjë dallimi në karakter.
“Ne jemi shumë të njëjtë, por në disa gjëra jemi të kundërt. Megjithatë, në gjërat kryesore jemi njësoj,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se bashkëjetesa e tyre funksionon falë mirëkuptimit dhe ekuilibrit që kanë ndërtuar së bashku.
Një nga pikat që e karakterizon këtë çift është diskrecioni dhe ruajtja e jetës personale, një zgjedhje që e kanë ndjekur që në fillimet e lidhjes së tyre.
“Kemi vendosur të jemi të tërhequr. E kemi ruajtur me fanatizëm jetën private. Periudha që po vjen të shtyn të dalësh nga vetja, por ne jemi të dy të një zëri për gjithçka,” u shpreh Getoari, duke nënvizuar se, pavarësisht presionit të rrjeteve sociale dhe vëmendjes publike, ata nuk kanë lejuar që intimiteti i tyre të bëhet pjesë e spekulimeve apo ekspozimit të tepruar.
Reperi shtoi gjithashtu se marrëdhënia me Marinën është e konsoliduar dhe e qëndrueshme ndër vite, falë njohjes së thellë që kanë ndërtuar me kalimin e kohës.
“Tani jemi shumë në rregull. Është një periudhë shumë e gjatë që e njohim njëri-tjetrin,” tha ai me ton të qetë dhe të sigurt.
Çifti Getoar–Marina mbetet një nga çiftet më të komentuar dhe më të dashur të showbiz-it shqiptar, por gjithmonë kanë ditur të ruajnë ekuilibrin mes jetës publike dhe asaj personale, duke e mbajtur lidhjen e tyre të fortë jashtë vëmendjes së panevojshme.