Rihanna dhe Asap Rocky në pritje të fëmijës së tretë - A është vajza që prisnin?
Rihanna dhe Asap Rocky po ndezin sërish thashethemet për beben e tyre të tretë. Gjatë premierës së filmit të saj të ri “Smurfs”, këngëtarja u shfaq në një intervistë ku zbuloi se tashmë kanë zgjedhur shkronjën e parë të emrit të bebes dhe është një “R”, një traditë që çifti e ruan që nga dy djemtë e tyre, RZA (3 vjeç) dhe Riot (23 muajsh).
“Gjithmonë do të jetë një emër që fillon me R. Është e vetmja gjë për të cilën nuk zihemi kurrë me Rocky-n,” tha ajo me humor.
Ndërkohë, edhe Rocky duket se ka dhënë një tërthorazi lajm të madh. I pyetur nëse fëmija i tretë do të jetë “vajza që po priste”, ai buzëqeshi dhe u përgjigj: “Po, vëlla, ajo është.”
Rihanna e konfirmoi shtatzëninë e tretë gjatë Met Gala 2025, ku u shfaq me një fustan elegant të Marc Jacobs që tregonte barkun e rrumbullakosur.
Në një intervistë të mëparshme në mars 2025, ajo tregoi dashurinë që ndien duke parë Rocky-n si baba: “Pastërtia e tij. Karizma e tij. Më bezdis fakti që djemtë e mi ndonjëherë e duan më shumë atë sesa mua,” u shpreh ajo me humor. “Por kur i shoh bashkë, është ndjesia më e bukur në botë.”