Stresi për arrestimin e Noizyt në Zvicër: Është një inskenim, keqkuptim dhe padrejtësi e madhe
Reperi i njohur, Stresi, ka reaguar përmes një videoje në InstaStory pas lajmit të arrestimit të Noizyt në aeroportin e Cyrihut, Zvicër.
Ngjarja, e cila bëri bujë në media dhe rrjete sociale, ka sjellë një sërë reagimesh publike, por Stresi ka vendosur të qëndrojë në anën e kolegut të tij. Në deklaratën e tij, shprehu keqardhje për mënyrën se si një pjesë e publikut në Shqipëri reagon ndaj fatkeqësive të të tjerëve.
“Më vjen keq që shumë njerëz gëzohen me të keqen e tjetrit. Fatkeqësisht në Shqipëri gjithmonë i bëhet qejfi njerëzve kur dikush është keq”, tha ai.
Tutje, theksoi bindjen se arrestimi i Noizyt është rezultat i një keqkuptimi të madh dhe të padrejtë. Sipas tij, kjo situatë është një inskenim i qëllimshëm për ta dëmtuar reperin në një moment vendimtar të karrierës së tij, pasi sapo kishte publikuar albumin e ri dhe kishte nisur projektet për turne e koncerte.
“Unë jam 100 për qind që është një keqkuptim shumë i madh për sa i përket çfarë i ka ndodhur Zinit… Është një inskenim shumë shumë i madh që iu ka bë në Zvicër, padrejtësi shumë e madhe”.
Në fund të reagimit, Stresi bëri thirrje për më shumë solidaritet dhe mbështetje mes njerëzve, duke shtuar se Noizy do të dalë shumë shpejt i pafajshëm dhe si gjithmonë ‘triumfues’.