Aksident te Vau i Dejës, makina përplas 16-vjeçarin! I mituri dërgohet me urgjencë në spital
Një 16-vjeçar është plagosur në Bushat, Vau i Dedës pasi është aksidentuar nga një automjet.
Mësohet se i mituri momentalisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
"Vau i Dejës/Informacion paraprak. Rreth orës 15:30, në Bushat, Vau i Dejës, shtetasi Gj. N., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka përplasur motomjetin me drejtues një të mitur 16-vjeçar.
Si pasojë është dëmtuar një i mitur 16-vjeçar, pasagjer në motomjet, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.