Detaje të reja, katër persona me "Porsche" kryen vrasjen e Gjovalin Pendit në Pllanë të Lezhës
Detaje të reja janë zbardhur per vrasjen e 64-vjeçarit Gjovalin Prendi në Pllanë të Lezhës mbremjen e djeshme.
Sipas hetuesve, autorët kanë lëvizur me automjet fuoristradë "Porsche" dhe dy prej tyre të maskuar kanë dalë nga makina, ku njëri ka qëlluar me breshëri plumbash në distancë të afërt.
Në momentin e ngjarjes, Prendi ka qenë në tavolinë me një person tjetër, por fatmirësisht ky i fundit nuk ka marrë lëndime.
Në ngjarje mendohet të kenë marrë pjesë katër persona, ndërsa policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje deri më tani mbi 10 persona.
Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes, pasi djali i viktimës Roan Brahimi i cili i vra në maj të vitit 2024 në Athine të Greqisë, është përfshirë në disa ngjarje kriminale.