Dita e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, njihuni me oraret dhe akset që do të bllokohen sot!
Në kuadër të zhvillimit të etapës së dytë të garës ndërkombëtare të çiklizmit “Giro d’Italia”, që do të zhvillohet sot në Tiranë, punonjësit e Policisë, mëngjesin e sotëm, zhvilluan një instruktazh të posaçëm me punonjësit e Policisë, për përmbushjen me përpikmëri të detyrave funksionale përgjatë itinerarit të garës.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë rikujton qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve se ditën e sotme do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi në këto akse kryesore:
Ndalim qarkullimi dhe parkimi – ora 10:00–18:00
Sheshin “Skenderbej”; Rrugën “Urani Pano”;Rrugën “Dedë Gjo Luli”; Rrugën “Ibrahim Rugova”; Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;Bulevardin “Gjergj Fishta”; Rrugën “Muhamet Gjollesha”;Bulevardin “Bajram Curri”;Rrugën “Ibrahim Rugova”;Rrugën “Lek Dugagjini”;
Rrugën “Dervish Hima”; Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;Rrugën “Abdyl Frashëri”;Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;Rruga pas Pallatit të Kulturës