“Do t’ju hapim barkun me plumba”, dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në Shkodër, njëri prej tyre polic

Aktualitet

“Do t’ju hapim barkun me plumba”, dy persona

Forcat Shqiponja të policisë së Shkodrës janë kërcënuar nga dy persona.

Ngjarja ka ndodhur teksa efektivat ndodheshin në një postbllok në hyrje të qytetit të Shkodrës, dy shtetas janë ndalur pranë forcave Shqiponja duke i kërcënuar me fjalët “do t’ju hapim barkun me plumba” dhe më pas janë larguar.

Mediat raportojne se njëri prej tyre është polic.

Menjëherë efektivët janë vënë në ndjekie të tyre duke arritur që t’i ndalojnë.

Dy personat janë shoqëruar në policinë vendore te Shkodrës.

Janë të paqarta arsyet e këtij kërcënimi për efektivët e policisë.

Uniformat blu janë duke marrë në pyetje dy të shoqëruarit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

ME TE LEXUARAT