Shkarkohet drejtori i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, Kastriot Gurra! Ja kush e zëvendëson

Politikë

Shkarkohet drejtori i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin,

Këshilli i Ministrave shkarkon Kastriot Gurrën nga drejtimi i Agjencisë së Shpronësimit dhe emëron Ermal Shenën në vend të tij.

 V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT  TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË SHTETËRORE  PËR SHPRONËSIMIN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të kreut III, të vendimit nr.395, datë 13.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

Z. Kastriot Gurra, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, lirohet nga kjo detyrë.

Z. Ermal Shena emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

ME TE LEXUARAT