Jep dorëheqjen kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha
Lajmifundit
/
10 Shtator 2025, 21:24
Politikë
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Lajmi bëhet i ditur nga burime prane bashkisë së Vlorës, që kanë konfirmuar se kryebashkiaku është dorëhequr mbrëmjen e sotme.
Dorëheqja e Dredhës pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme.
Kater ore para shperndarjes se lajmit per doreheqjen e tij, Dredha apo stafi kishin ndare ne faqen e tij zyrtare nje falenderim per bizneset e Vlores qe po bashkepunonin me aksionin per lirimin e hapesirave publike te zena nga shtesat dhe ndertimet pa leje.