Durrës, adoleshenti 16-vjeçar mbytet në det para syve të pushuesve
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku një i mitur ka humbur jetën tragjikisht teksa po notonte.
Sipas burimeve, ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar. Viktima është një 16-vjeçar me inicialet E. V., i cili dyshohet se është mbytur aksidentalisht gjatë kohës që po lahej në det.
Pushuesit dhe të afërmit e tij mbetën të shokuar nga ngjarja, ndërsa autoritetet kanë nisur menjëherë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi i Policisë:
“Durrës/Informacion paraprak.
Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13, Durrës, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi E. V., 16 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të mbytjes.”