Grabitet një pikë karburanti në Bulqizë, në kërkim autorët

Aktualitet

Grabitet një pikë karburanti në Bulqizë, në kërkim

Një pikë karburanti është grabitur në Bulqizë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar, në aksin rrugor Bulqizë- Shupenzë, ndërsa mësohet se autorët kanë marrë një shumë parash. Autorët ende nuk janë identifikuar, ndërsa nuk ka detaje për shumën e grabitur.

“Bulqizë/ informacion paraprak. Gjatë natës datë 20.10.2021, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në pikën e karburantit të shtetasit Q.J., në aksin rrugorë Bulqizë–Shupenzë.

Grupi hetimor po vijon hetimet në vendngjarje, dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT