Gripi i shpendëve, karantinohet ferma Rea’s!
Ministria e Bujqësisë ka konfirmuar sot gripin s shpendëve në fermën “Rea’s” në Rrashbull të Durrësit.
"Ferma e ndodhur në fshatin Maliq Muҫo, Njësia Administrative Rrashbull, Bashkia Durrës është vendosur në karantinë. Në kuadër të transparencës për publikun informojmë se në datën 3.3.2025 është konfirmuar me anë të testit RT-PCR sëmundja e Influencës Aviare, tipi H5N1, në vendin tonë.
Strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucionet përkatëse të varësisë kanë marrë masat në mënyrë të menjëhershme, pas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Tiranë, se në Qarkun Durrës, në subjekti “Rea’s” shpk, me vendodhje në fshati Maliq Muҫo, Njësia Administrative Rashbull, ka patur ngordhje shpendësh.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ende nuk dihet numri i pulave që kanë ngordhur, teksa subjekti ka rreth 227 708 krerë në total, të mbarështuara në katër kapanone në pularinë e Njësisë Administrative Rrashbull dhe një kapanon në Njësinë Shënavlash, nga të cilët janë raportuar dëmtime vetëm në njërin prej tyre. Ndërkohë po ashtu Ministria e Bujqësisë ka njoftuar ndalimin e importit të shpendëve të gjalla, zogjve, shpendëve dekorativ, të vezëve, të mishit dhe nënprodukteve të tjera me disa shtete, si me Çekinë, Poloninë, Belgjikën, Bullgarinë, Gjermaninë, Hungarinë, Moldavinë, Italinë dhe Bosnje-Hercegovinë . Të gjitha këto shtete janë të prekura nga influenca aviare me patogjen të lartë të shpendëve.
"Është ngritur qendra e krizës në Ministrinë e Bujqësisë për menaxhimin e situatës së gripit të shpendëve Pulat dhe vezët do të asgjësohen por ende nuk ka të dhëna për numrin e pulave të ngordhura dhe për numrin e vezëve që do të asgjësohen", thuhet më tej në njoftim.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka njoftuar gjithashtu 68-subjektet e mbarështimit të shpendëve, të cilët duhet të marrin masa për biosigurinë në stablimentet e tyre, si dhe ka njoftuar shërbimin veterinar rajonal në rang vendi, për rritjen e vigjilencës dhe monitorimin e situatës.
Pas konfirmimit, është mbajtur në MBZHR, është thirrur takimi i Qendrës Kombëtare të Krizës dhe ka hyrë menjëherë në fuqi Urdhri i Ministrit Nr. 200, datë 3.3.2025 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së Infuencës aviare ne shpendë, në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve e gjalla”.
Lidhur me rastin, informojmë publikun se strukturat qëndrore dhe rajonale ka vendosur fermën në karantinë, ku janë marrë mostra zyrtare dhe janë dërguar brenda ditës, për analizim në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka njoftuar më herët në faqen zyrtare për konstatimin dhe ndjekjen e gjithë protokolleve veterinare për marrjen e masave në kohë.
AKVMB ka njoftuar gjithashtu 68-subjektet e mbarështimit të shpendëve, të cilët duhet të marrin masa për biosigurinë në stablimentet e tyre, si dhe ka njoftuar shërbimin veterinar rajonal në rang vendi, për rritjen e vigjilencës dhe monitorimin e situatës.
Aktualisht të pranishëm në terren janë strukturat veterinare Rajonale, të Drejtorisë së Përgjithshme të AKVMB dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural fton fermerët dhe qytetarët të rrisin vigjilencën dhe të bashkëpunojnë me autoritetet me qëllim jo vetëm raportimin në kohë të cdo dyshimi nëpërmjet komunikimit të shpejtë në numrin e gjelbër 08003366, por dhe zbatimin rigoroz të masave të biosigurisë, kufizimin e ekspozimit të shpendëve të tyre në mjedise të hapura, për të ulur nivelin e riskut të kontaktit me shpendët bartës të virusit.
Kjo sëmundje ka shkaktuar dëme masive në një numër të lartë shpendësh oborresh, për prodhim, si dhe atyre të egër në mbarë botën. Sipas Organizatave Botërore të Shëndetit të Kafshëve, asaj të Njeriut e me tej janë me qindra vatra aktive të virusit në shpendë dhe në specie të tjera", njofton ministria.